Kjo foto e rrallë tregon gratë e vitit 1970 në ambientet e jashtme të Kombinatit të Tekstileve në Berat.
Kombinati i asaj kohe mbante emrin “Mao Ce Dun”, për nder të liderit komunist kinez, pasi kombinati u ndërtua në Berat nga kinezët.
Kjo ishte periudha kur gratë punonin me tre turne. Në kombinatin e Beratit dallonte linja e prodhimit “Xhakarti” për basmat cilësore.
Madje në këtë kombinat, u prodhua i pari portret i Enver Hoxhes me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij me përmasa 70×40 cm./a.h