Para afro dy vitesh, Kim Kardashian e ‘rrënoi’ internetin me pozimin për revistën Paper dhe tani këtë gjë e ka bërë pjesëtarja më e re e klanit të famshëm.
Blac Chyna është shtatzënë dhe pret fëmijë me vëllanë e yllit të famshëm, ndërsa tani ka vendosur që ta tejkalojë kunatën e saj.
28-vjeçarja i ka hequr rrobat në pozat e reja për revistën në fjalë duke treguar edhe barkun e rritur.
Mirëpo, zv/kryeredaktorja e Paper, Abby Schreiber, ka thënë se Kardashian kishte qenë e pranishme gjatë setit fotografik të kunatës së saj dhe nuk ka xhelozuar aspak, transmeton Telegrafi.
“Kim erdhi gjatë fotosesionit, gjë që ishte bukur që ta shihnim atë duke e inkurajuar Chynan dhe duke biseduar me të”, ka thënë ajo për E! News.