Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FotoLajm/ Kjo është vrasja e parë në kufi e vitit 1990

2017/02/03 at 6:37 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FotoLajm/ Kjo është vrasja e parë në kufi e vitit 1990

Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një foto që i përket vitit 1990, e cila tregon vrasjen e parë në kufi nga regjimi i kohës.


Me anë të një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se përgjatë vitit 1990 në të gjithë kufirion shetëror të Shqipërisë repartet e kufirit vranë shumë qytetarë që u orvatën të largoheshin nga vendi.

vrasja

“Vrasja e parë është shënuar më 3 shkurt 1990 në postën kufitare të Rehovës në Rrethin e Kolonjës. Kjo ngjarje është raportuar kështu në komunikatën nr.28, datë 3.2.1990 të Ministrisë së Punëve të Brendshme:

“Më datën 2.2.1990, rreth orës 24.00 njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje me tre shkelës të kufirit nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirian Ismail Zari, vjeç 30. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave, në orën 5.00 të datës 3.2.1990, u kap Agim Ismail Zari – vëllai i të parit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit që është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja, banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm”.

Ushtar Albani, i cili ishte në shërbim së bashku me ushtar Astritin, i pyetur në hetuesi një ditë pas vrasjes dha këtë dëshmi ndër të tjera: 

“Në këtë kohë desh të largohej edhe ai që ishte i pari. Në këtë moment neve të dy qëlluam në drejtim të tij. Me qenë se e goditëm, ai u rrëzua dhe tha: O më vratë. Sa dëgjuan krismën e automatikëve tanë, ata të dy u larguan me vrap poshtë. Astriti i ndoqi ata. Unë pashë personin që kishim qëlluar, i cili kishte vdekur. Pasi u sigurova që kishte vdekur, kalova në bllokim të kufirit, të mos kalonin ata të dy. Unë di të them se ai që vramë ishte i pari dhe dy të tjerët, ishin pas tij, rreth 3 – 4 metra larg njëri – tjetrit. Pas pak erdhi njësiti tjetër për ndihmë. Unë di të them se ata të dy që nuk i vramë ikën poshtë në drejtim të fshatit Starje”.

Fotografia tregon viktimën Ilirian Zari, ushtarët që kryen krimin dhe hetuesit që qëndrojnë sipër të vrarit me duar në xhepa gjatë procesit të përpilimit të dokumentacionit se ushtarët vepruan siç duhej”, shkruan ai.

 



Ju sugjerojmë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Para
Mjekja që ndoqi Agollin: Situata u përkeqësua pas ardhjes në spital

Mjekja që ndoqi Agollin: Situata u përkeqësua pas ardhjes në spital

Pas pak minutash Ilir Meta në konferencë për mediat

Meta në krah të Llallës: Zbatoi Kushtetutën për anëtarët e KED

Përplasjet me Llallën/ BE: Bashkë me ambasadën e SHBA për një gjyqësor të pavarur

Përplasjet me Llallën/ BE: Bashkë me ambasadën e SHBA për një gjyqësor të pavarur
















TE FUNDIT

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
27 Qershor, 2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më...

Lexo më shumë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}