Jonida Maliqi duket se është një njeri i pasionuar pas blerjeve, dhuratave e modës.
Festat e fundvitit e kanë gjetur këngëtaren me shumë çanta, pako, e produkte në duar.
Në këtë foto që këngëtarja ka publikuar, ajo shihet të dalë nga një dyqan pasi ka blerë kaq shumë dhuratat për të afërmit e saj.
Por në sy bie edhe veshja shumëngjyrëshe e Maliqit, e cila vazhdmisht mundohet të ndjekë trendet e fundit të modës.