Në orën 12:00 përpara godinës së Kryeministrisë, opozita kërkon largimin e qeverisë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndërsa sheshi po mbushet me protestues e simpatizantë, pritet nga momenti në moment që kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga lideri historik i të djathtës, Sali Berisha t’i bashkohet aleatëve dhe protestuesve në afërsi të ministrisë së Brendshme, për tu nisur më pas drejt Kryeministrisë.
Partia Demokratike, me sa duket, këtë tubim protestë e ka përbledhur edhe me këta dordolecë të cilët nënkuptojnë fundin dhe degradimin e shtetit, të drejtuar nga qeveria socialiste.
Demokratët e lidhin këtë vendim me një përpjekje për të detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen.
Opozita e akuzon kryeministrin për mungesën e vullnetit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por nga skenari i 18 shkurtit tani për tani njihet vetëm koha e nisjes së protestës.