Në një aktivitet olimpik siç është olimpiada, ku janë mbi 10 mijë sportistë nga 206 shtete, është e pamundur të mos hasësh gjëra të çuditshme. Njerëz që vijnë e përfaqësojnë kultura të ndryshme, ndaj ngjyrat e fansave në këtë Olimpiadë kanë qenë të veçantë. Edhe pse tifozët në “Rio 2016” kanë qenë të paktë krahasuar me Londrën, sërish ata kanë qenë aktiv, duke qenë se Olimpiada zhvillohet në vendin e plazhit dhe sambas.