Dijamant Zabergja, 21 vjeç, apo Dimo siç e thërrisnin për shkurt të njohurit të tij është një nga personat me nacionalitet shqiptar që humbi jetën dje në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë, ku një 18 vjeçar qëlloi për vdekje 9 persona. Dimo jetonte prej kohësh në Mynih dhe ende janë të paqarta rrethanat se si ai është gjendur në qendrën tregtare në momentin e vrasjes. Ndërkohë që informacioni i fundit që familja e tij kishte, ishte se ai ishte drejtuar për te shtëpia e motrës së tij.