Një fanellë që pritet të shkaktojë diskutime. Skuadra e Palencia, që aktualisht militon në Kategorinë e Tretë në Spanjë, prezantoi fanellat e sezonit te ri, aspak të zakonshme. Në fakt klubi e kishte paralajmëruar më parë diçka të tillë por ndoshta askujt nuk do t’i shkonte në mendje që në të do ishin dizajnuar muskujt e turpit. Gjithashtu në bluzë shkruhej dhe fjalia: “Ne japim edhe lëkurën”. Nëse qëllimi ishte tërheqja e vëmendjes, skuadra ia ka arritur.