Ishdeputeti i PSsë, Arben Ndoka, në qendër të akuzave teksa debatohej miratimi i ligjit të dekriminalizimit, është pjesë e fushatës për zgjedhjet vendore në Dibër.
Ai është fotografuar teksa bën fushatë së bashku me kandidatin socialist për bashkinë, Muharem Rama.
Emri i Ndokës u bë shkak për ‘përplasje’ në Kuvend, akuzuar nga opozita se ka qenë i dënuar për prostitucion.
Sot pritet që kandidati i maxhorancës të prezantohet zyrtarisht përpara dibranëve edhe nga Kryeministri Rama.
Prezantimi pritet të bëhet në sheshin kryesor të qytetit, ku kreu i qeverisë do të kërkojë sërish votat e dibranëve, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.