Ky është momenti i frikshëm kur një shqiponjë tenton të rrëmbejë një djalosh gjatë një shfaqje në Australi. Turma e shikuesve pa e habitur se si shpendi gjigand tentoi të rrëmbente djalin sikur të ishte një kafshë e vogël, shkruan Mapo. Djali mendohet se është gjashtë ose shtatë vjeç. Ai shpëtoi me disa gërvishtje në fytyrë, por pa plagë të rënda. Shfaqja e jetës së egër u mbyll menjëherë pas këtij incidenti. Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim. Të pranishmit po ndiqnin një spektakël të dhuruar nga shqiponjat bishtpykë.