Këngëtarja kosovare më famë botërore, Dua Lipa ka mbërritur sot në Prishtinë.
Ajo ka zbritur me aeroplanin privat të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Me të mbërritur në aeroport, Lipa ka mbajtur një konferencë për media ku tha se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë pas katër vitesh.
Më tej këngëtarja ka premtuar se në koncertin i cili do të mbahet të martën në parkun e Gërmisë do të këndojë këngë të padëgjuara më parë.
“Do të këndoj këngë të papublikuara të albumit të ri”, ka thënë Lipa. /GazetaExpress/.