Ibrahim Bejte, portieri i Sopotit në Kategorinë e Parë të Kampionatit të Futbollit në Shqipëri, pësoi dje një dëmtim horror në ndeshjen kundër Bylisit.
Sikur të mos mjaftonte humbja 3-0, në minutën e ’49, Bejte pësoi një dëmtim të rëndë, duke thyer dorën në përplasje me sulmuesin ballshiot Raboshta. Dëmtim që do ta mbajë për disa muaj larg fushës së lojës.
27-vjeçari u mundua ta mbante të palëvizur dorën në pritje të ambulancës që ndodhej në skajin tjetër të stadiumit të Fushë-Krujës.
Pasi mori ndihmën e parë nga mjekët për rreth pesë minuta, Bejte u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë që mësohet se i është nënshtruar një operacioni në dorën e majtë në Spitalin Amerikan në Tiranë.