Rritja e çmimit të ujit do të prek padyshim edhe biznesin e lavazheve. Duke qenë se pritej një rritje e çmimit për shërbimin që ata ofrojnë, nuk vjen si surprizë, por surpriza qendron te padurimi i tyre për të rritur çmimin.
Duhen edhe 5 muaj për të ardhur në janar, ndërsa lavazhet e kanë nisur që në gusht këtë rritje. Siç duket edhe nga kjo foto, çmimi është rritur të paktën 100 lekë të reja./Opinion.al