Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ka kryer vizitat mjekësore te klubi i Torinos dhe brenda pak orësh do të firmos kontratën që e lidh me këtë klub.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka refuzuar ofertën e Peskarës pikërisht për faktin se në skenë doli emri i Torinos.
Sipas “La Repubblica”, mbrojtësit i ka mjaftuar një telefonatë me trajnerin e kombëtares, Xhani De Biazi, për t’i kthyer përgjigje pozitive Torinos, ku tekniku i kuqezinjve ka drejtuar për disa vite.
Para Europianit, De Biazi ia kishte këshilluar emrin e mbrojtësit klubit italian, duke e krahasuar atë me ish-kapitenin Oskar Brevi.