Qindra qytetarë janë mbledhur në protestën kundra importit të mbetjeve në vendin tonë. Ata protestojnë me kartona të kuq në duar, duke simbolizuar kështu votën e tyre kundër importit të mbetjeve. Protestuesit kanë me vete qese me plehra me qëllim që t’i hedhin tek Kryeministria, për t’i treguar kryeministrit dhe qeverisë së çfarë po sjell në Shqipëri.
Një ditë më parë Aleanca Kundër Importit të Plehrave ftoi qytetarët që t’i bashkoheshin protestës që do vijojë para Kryeministrisë, për të kundërshtuar ligjin që lejon importin e mbetjeve. Protesta është ka nisur paraditen e sotme, në orën 11:00.
Edhe pse protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, kreu i Qeverisë nuk është aty, pasi paralelishit, zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.