Vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit për aksidentimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj në magjistralen e Kumanovës në Maqedoni, kanë filluar të qarkullojnë edhe fotot e para të makinës së përmbysur. Sikundër shikohet edhe në këtë foto makina e ish-ministrit është botuar në anë të rrugës, po për fat të mirë Ahmetaj nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe në këto momente ndodhet i shtruar në spitalin e Shkupit.