Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nga zona e Piramidës drejt Rrugës së Elbasanit në Tiranë, e cila është bllokuar për shkak të vërshimit të ujit si pasojë e çarjes së tubacioneve në zonën e Unazës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij difekti ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar punonjës së Ujësjellës Kanalizimeve për të normalizuar situatën.