Raciste apo e padëmshme? Një foto Krishtlindjesh e aktorit të humorit, Jance Gross, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Arsyeja e gjithë këtij reagimi me kritika të forta, ka qenë një fotografia, ku shfaqet aktori afrikano- amerikan, së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre çifteve të tjera, ndërsa në cep qëndron një vajzë, e cila duket e vetmuar. Ndjekësit në rrjete sociale e kanë konsideruar si raciste mënyrën sesi ajo është përjashtuar nga fotoja. Vajza e veçuar ka ngjyrë lëkure të zeze dhe ndjekësit në rrjetet sociale kanë menduar se kjo ka qenë arsyeja që ajo është lënë në cep të fotos.
Pas kritikave të forta ndaj aktorit dhe miqve të tij, ka qenë bashkëshortja e aktorit, Rebecca Jefferson, e cila ka reaguar me një status ku ka thënë “Njerëz, ne jemi të gjithë njerëz me ngjyrë dhe të bukur!” Mesa duket ka qenë vetëm një shaka për miken e tyre dhe asnjë gjë më shumë. Më pas ata kanë publikuar dhe foto nga vitet e shkuara, ku kanë bërë të njëjtën shkaka me mikeshën e tyre./tvklan.al