Ditën e djeshme në Instagramin e Albërie Hadërgjonaj u publikua një foto në Instastory ku ajo shfaqej e veshur me të brendshme në shtrat, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës. Fotoja u fshi pas pak çastesh, ndërsa pasi bëri xhiron e portaleve, Albëria ka reaguar me një tjetër postim.
Ajo shkruan se i kanë vjedhur fjalëkalimin e Instagramit dhe kanë postuar një foto të modifikuar. Sipas këngëtares fotoja është montazh, dhe kërkon nga portalet mos ta postojnë më si foto.