Një djalë pesëvjeçar fotografia e të cilit u shpërnda mijëra herë në internet dhe u bë një simbol i tmerrit dhe tragjedisë në Siri, është bashkuar me prindërit e tij me të cilët ishte ndarë pas sulmit ajror në vendin e tyre.
Daqneesh Omran, djali i mitur u fotografua teksa ishte në një gjendje shoku në ambulancë, pasi u nxorr nga rrënojat e shtëpisë së tij në Aleppo, që u godit nga një sulm ajror.
Fytyra e tij e mbuluar nga pluhuri dhe gjaku, ka prekur mijëra njerëz.
“Daily Mail” shkruan sot se “ai nuk tha asgjë tjetër përveç se kërkoi prindërit e tij”, duke cituar infermierin që e kuroi.
Pesë vjeçari jeton tani me nënën e tij, babain dhe tre vëllezërit e motrat të cilët të gjithë i mbijetuan mrekullisht sulmit ajror.