Kronikë

Fotoja e tij ishte në telefonin e Dumanit, kush është polici që do vritej për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 16/06/22 |
Opi Nion

Është zbuluar  identiteti dhe foto e efektivit të policisë që ishte nën shënjestër për tu eliminuar nga Nuredin Dumani.

Mësohet se efektivi Krenar Guçe, i cili është marrë në mbrojtje nga policia ishte në listën  personave që do të eliminoheshin prej Nuredin Dumanit.

Ka qenë Dumani, ai i cili pas dëshmisë maratonë me orë dhe ditë të tëra, është ndalur te një listë me persona, emra dhe foto, që mbante në telefonin e tij dhe do të duheshin te eliminoheshin.

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje efektivin dhe familjen e tij pasi rezultoi të ishte në listën e gjetur në celularin e Dumanit.

Prej tri ditësh tashmë familja e ish-shefit të seksionit për hetimin e krimeve të rënda në Policinë e Elbasanit është marrë në mbrojtje.

Mësohet se Krenar Guce i cili kishte hetuar vrasjet e viteve 2019-2021 në qytetin e Elbasanit së fundmi ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas Dumanit, eliminimi i efektivit të Policisë së Shtetit do të bëhej për llogari të Erion Alibejt.

Pas