Life Style

Fotoja e shpresës/ Foshnja e sapolindur i heq maskën mjekut  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 17/10/20 |
el ida

Një bebe e sapolindur ka kapur me duar dhe ka hequr maskën e mjekut që e ka sjellë në jetë.

Ky moment është kapur në një foto e cila është publikuar në Instagram nga vetë mjeku, doktor Samer Cheaib, një gjinekolog në Dubai.

Fotografia ka bërë xhiron e botës dhe është cilësuar nga shumë njerëz si fotografia e shpresës. “Të gjithë urojmë që kjo foto të jetë një shenjë që së shpejti t’i heqim maskat”, ka shkruar doktor Cheaib në rrjetin social./Opinion.al

Pas