Një bebe e sapolindur ka kapur me duar dhe ka hequr maskën e mjekut që e ka sjellë në jetë.
Ky moment është kapur në një foto e cila është publikuar në Instagram nga vetë mjeku, doktor Samer Cheaib, një gjinekolog në Dubai.
Fotografia ka bërë xhiron e botës dhe është cilësuar nga shumë njerëz si fotografia e shpresës. “Të gjithë urojmë që kjo foto të jetë një shenjë që së shpejti t’i heqim maskat”, ka shkruar doktor Cheaib në rrjetin social./Opinion.al