Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotoja e Ramës me Ardian Çapjan dhe paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

2020/06/08 at 2:51 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fotoja e Ramës me Ardian Çapjan dhe paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

Ardian Çapja është një nga personat e parë që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për vet-deklarimin e burimit të pasurisë.


Familja e tij ishte e përfolur për disa lidhje me ngjarje kriminale në Elbasan. Për këtë arsye, në një nga emisionet “Opinion”, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto ku Ardian Çapja kishte dalë sëbashku me kryeministrin Rama në hotelin “Univers” në pronësi të familjes Çapja.

Vetë Rama deklaroi se ai ishte i pranishëm në hotel për një aktivitet të Partisë Socialiste dhe nuk e njihte personin në fjalë personalisht por thjesht si biznesmenin që ishte pronar i hotelit.

Sot ndaj Ardian Çapjas u krye një atentat me snajper dhe ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në Facebook duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

“Udheheqes, kur te sugjerojme, mos shko vend e pa vend, mos tako gjithkend qe te fton, nuk kemi hallin e atyre, “biznesmeneve” te sherbimit social, se ata kane 20 vite qe i dalin zot vetes.
Kemi hallin tend, se e ha si “dem anesor”, dhe na le kombin mes 4 rrugeve!!!”-
shkruan Hoxha.

Gazetari paralajmëroi në nëntor të vitit të kaluar se në Elbasan gjendja do të bëhet problematike pas shpalljes si të pafajshëm të Florenc Çapjas, nipit të Ardian Çapjas, i cili akuzohet për vrasjen e ish-shefit të qarkullimit rrugor, Fadil Mema.

Po çfarë paralajmëroi Artan Hoxha në atë kohë?

Postimi i plotë i gazetarit

Elbasan i bukur, Elbaaaasaaan..

Presidenti takon ish-presidentet gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, ndersa ia kane pluguar nenen kushtetutes sa here u ka dashur qejfi dhe po mundohen tia lerojne nenen edhe reformes ne drejtesi nese SHBA e le ne mes projektin e saj, …

Nga ana tjeter kryeministri pret e percjell ambasadoret po gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, duke na treguar se nderkombetaret jane me te..

Meta cirret e bertet te holli presidences se Rama ka kapur reformen ne drejtesi, ndersa Berisha nga gardhi presidences thote me sokellime se “reforma ka falimentuar”.

Vetem 100 metra me poshte, nga holli i kryeministrise Rama shan e akuzon Meten se po shkel kushtetuten, po pengon reformen ne drejtesi dhe e kercenon me shkarkim.

Vetem 30 metra perballe, nga seli e kryesise se kuvendit Taulant Balla uleret se nuk duhet humbur asnje minute pa shkarkuar Meten…

Pastaj te gjithe se bashku kercenojne gjyqtaret, prokuroret, KLP-ne, KPK-ne, KED-ne e dreqin me te bir…

Populli nuk thote kot se “ujku mjegull do”, dhe organizata e “Kap c’a t’kapesh”(KCK) nuk e la rastin ti shpetoje nga dora.

Mediat raportuan me zhurme se gjykata e Elbasanit denoi me 10 vite burg, Shkelzen Hasanpapen, i ekstraduar nga Hollanda dhe i akuzuar per atentatin e 6 qershorit 2016 kur u plagosen te dera e Drejtorise se Policise Elbasan, Bledar Muca dhe nje oficere policie kalimtare e rastit, ndersa Florenc Capja shpetoi pa pasoja nga ky atentat.

Nje ore me vone mediat njoftuan po me zhurme se Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane shpalli te pafajshem Suel Celen, denoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, per ngjarjen e 15 shtatorit 2017 gjate tentatives se policise lokale per te kryer nje kontroll ne nje automjet te blinduar tip Audi…

Por ne fakt, nisur nga kronologjia kohore, ngjarja e pare sot, ishte vendimi i gjykates se shkalles se pare Elbasan, e cila ne seancen paraprake e rrezoi kerkesen e prokurorise per te cuar ne gjykim dosjen e nje personazhi mjaft te njohur ne kete qytet, Florenc Capja.

Ky i fundit akuzohej per atentatin ndaj ish-shefit te qarkullimit Elbasan, Fadil Mema ne vitin 2006. Mema i mbijetoi atij atentati duke marre plage te renda dhe u largua ne Itali ku te njejtet autore e gjeten serish dhe e egzekutuan ne Torino ne vitin 2015.

Por para se ta vrisnin ish- shefin e policise, vrasesit kishin provuar dhe ne vitin 2009 po ne Itali per ta hequr qafe, ndersa i ekzekutuan dhe kunatin Ardian Ibrahimi para dyqanit te tij.

Florenc Capja eshte arrestuar 3 here per kete ngjarje dhe 3 here i ka shpetuar drejtesise per atentatin e nje oficeri policie te kryer para familjareve te tij. Capja u kap me buje nga forcat RENEA me 14 qershor 2019 gjate operacionit “Krasta” por nga sot gjykata e Elbasanit e ktheu serish te lire ne rruget e ketij qyteti.

Per me teper asnje media ne Elbasan nuk guxoi ti afrohej gjykates gjate seances se sotme, madje as ta jepte lajmin e lirimit te tij per ore te tera. Lajmi u publikua vetem pasi mediat ne kryeqytet kishin publikuar vendimin e pafajsise te Suel Celes.

Ndersa per atentatorin e Florenc Capjas, Shkelzen Hasanpapa u dhane 10 vite burg, per kundershtarin e tij, Suel Cela gjykata e krimeve te renda ne Tirane vendosi pafajesi, per vet Florenc Capjan gjykata e Elbasanit as pranoi ta merrte ne gjykim ceshtjen. Pra e cilesoi kohe te humbur te merrej me ekzekutorin e nje oficeri policie.

Degjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtesve” te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, por qendroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni qe te mos mbeteni papritur viktima me tru te derdhur ne ndonje cep rruge, nga vrases te panjohur qe po qerojne hesapet me njeri-tjetrin…

Pra qysh nga sot, ekspertet e mjekesise ligjore duhet te jene gati per cdo kufome te lene pas nga atentatet ne Elbasan.

Sherbimi zjarrefikes i ketij qyteti duhet te jete gati per shkuar sa me pare te shuaj zjarrin qe do jete duke djegur mjetin dhe armet e atentatoreve pas krimit.

Qytetaret e pafajshem te Elbasanit duhet ti luten zotit te mos ndodhen rastesisht ne rrezen e bresherive te vrasesve qe e mbajne prej 2 dekadash te terrorizur kete qytet.

Ndersa “baballaret e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jene duke “mbrojtur” kushtetuten e nje shteti te shpartalluar fund e krye.

Prandaj vrases profesioniste, me pagese apo me klering, nese e keni ndare mendjen ta vendosni vet drejtesine me tyten e kallashnikovit, sepse ne kete shtet te diskredituar nuk ka kush tua vendos tjeter, dilni ketej nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, mbase ishallah bresherite tuaja u fershellejne afer veshit “baballareve te kombit”, qe ta kuptojne keta funderrina se cfare eshte shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformes ne drejtesi… /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Rikthehen filmat në Hollivud, skenat e seksit do realizohen me kompjuter

Rikthehen filmat në Hollivud, skenat e seksit do realizohen me kompjuter

Meta kthen në Kuvend ligjin për përjashtimin e jahteve nga TVSH-ja

Opozita parlamentare: Tryezë dialogu me Ramën ose nuk e votojmë reformën

Opozita parlamentare: Tryezë dialogu me Ramën ose nuk e votojmë reformën
















TE FUNDIT

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com