Protesta e sotme e opozitës shënoi ndër të tjera edhe disa raste të sulmeve me gurë dhe vezë ndaj disa institucioneve. Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Gent Strazimiri, të cilët në valën e protestave janë përpjekur t’u bëjnë thirrje protestuesve për të ndalur sulmin dhe për t’u qetësuar.