Përplasjet dhe pakënaqësitë me krerët e partive të tyre vecanërisht për mospërfshirjen në listat e kandidimit, disa ish-deputetë i kanë reflektuar duke iu bashkuar një force tjetër. I tillë është rasti i ish-deputetit Vladimir Kosta, i cili prej kohësh ka spikatur në disa qëndrime publike kundër Ramës.
Pas Armando Prengës në Lezhë edhe Vladimir Kosta i është bashkuar LSI-së. Ai është parë i pranishëm në takimin e dy diteve me pare ne qytetin e Beratit kur Ilir Meta dhe Vasili prezantuan kandidatët për deputetë në këtë qark.