Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/Historia e shqiptares që u gjet e pajetë dhe e zhveshur brenda një kanali, në faqet e mediave britanike

2018/01/20 at 9:49 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/Historia e shqiptares që u gjet e pajetë dhe e zhveshur brenda një kanali, në faqet e mediave britanike

Gazeta britanike “The Guardian“, i ka kushtuar një shkrim të zgjeruar historisë së Silvana Beqirajt, e cila humbi jetën në rrethana misterioze katër vite më parë, në Francë.


Gazetarja, Julie Bondel, ka vizituar familjen e 34- vjeçares, e cila emigroi për një jetë më të mirë pas divorcit duke lënë dy fëmijë të vegjël në kujdesin e prindërve të saj. Kur kanë kaluar rreth katër vite nga ngjarja, ende nuk ka asnjë shkak zyrtar për vdekjen e saj dhe asnjë të dyshuar.

SHKRIMI I PLOTË:

Në një ditë me diell, të shtatorit të 2014-ës, trupi i një gruaje u gjet në një kanal me ujë në Montpellier. Policia franceze fillimisht dyshoi se, ajo ishte mbytur. Nuk kishte shenja dhune, por mungesa e rrobave të saj ngriti dyshime. Trupi i përkiste Silvana Beqirajt, një grua nga Shqipëria.

Silvana ishte me orgjinë nga Ndërmenasi, një fshat në qarkun e Fierit, një qytet industrial rreth 100 km larg nga Tirana. E divorcuar, nënë e dy fëmijëve, ajo kishte emigruar në Francë katër vite më parë (2011), duke lënë të vegjlit e saj te prindërit.

Një tjetër grua po nga Shqipëria, Bukurie Elmazi, gjithashtu nga Fieri, kishte emigruar me Silvanën në Francë në vitin 2011, pasi e kishte bindur atë të ndërmerrte një hap të tillë për “një jetë më të mirë”, sipas familjes së Silvana Beqirajt. Ishte pikërisht Elmazi, që identifikoi trupin e saj. “Ajo na tha se atje kujdesej për një grua të moshuar”, tregon babai i Silvanës. Mehmet Beqiraj, gjatë kohës që vizituam familjen me një fermë të vogël. “Por ne ishim gjithë dyshime”, shton ai.

Vëllai i saj thotë se burrat që “morën Silvanën në Francë” ende jetojnë në fshat, ndërsa Mehmet pohon se Silvana ka dërguar vetëm shuma të vogla parash, kur ajo ishte në gjendje. Sigurisht, nuk kishte asnjë shenjë pasurie në shtëpinë e familjes.

Pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij, Mehmeti udhëtoi për në Montpellier për t’u takuar me policinë.

“Shqiptarët [në konsullatë] siguruan vetëm një përkthyes dhe asgjë tjetër. Unë u trajtova keq dhe ata ishin arrogantë dhe më injoruan mua,”thotë ai.

Trupi i Silvanës u mbajt nga mjekët në Francë për shtatë muaj. Kur u lirua, familja u informua se do të paguante minimum  6,000 € . “Ne nuk kemi para, por i gjetën” thotë Mehmeti. Jeta në fshat nuk ishte e lehtë për Silvanën. Si me shumë gra nga komunitetet tradicionale shqiptare, ajo u martua me mblesëri kur ishte vetëm 20 vjeç.

Një hetim për vrasje u hap në Francë në momentin që u zbulua se Silvana ishte përfshirë në prostitucion në Montpellier, por familja ende nuk e di se çfarë i ndodhi asaj. Shkaku ekzakt i vdekjes nuk u përcaktua kurrë nga Policia apo mjekësia ligjore dhe deri tani, askush nuk është arrestuar apo akuzuar.

“Nëse ke tutor apo trafikues, nuk mund të sjellësh shumë para”, thotë vëllai i saj (i cili nuk dëshiron të identifikohet), ende i mbërthyer nga dhimbja.

“Ajo na dërgonte shumë para. Nëse do të kishte një trafikues, nuk do ta lejonte që të na dërgonte neve para”. Të dhënat, gjithsesi tregojnë të kundërtën. Vëllai i saj thotë se personat “që e morën Silvanën në Francë”, ende jetojnë në fshat, ndërsa Mehmeti ngulmon se Silvana ka dërguar vetëm një sasi të vogël parash, kur kishte mundësi. Qartësisht, në shtëpinë e familjes nuk shihen shenja të ndikimit të parave të dërguara. Disa ditë pasi mësoi lajmin e vdekjes së vajzës së tij, Mehmeti udhëtoi për në Montpellier për t’u takuar me Policinë.

“Konsullata shqiptare më siguroi një përkthyes dhe asgjë tjetër. Më trajtuan keq, ishin arrogantë dhe më injoruan”,- thotë ai. Trupi i Silvanës u mbajt në morgun e Francës për shtatë muaj. Në fund, familja u njoftua se duhej të paguanin të paktën 6,000 euro për ta transportuar në Shqipëri.

“Ne nuk kemi para”,- thotë Mehmeti. “Na u desh t’i gjenim diku”. Jeta në fshat nuk ka qenë e lehtë për Silvanën. Ashtu si shumë gra të komunitetit tradicional shqiptar, ajo ishte martuar me mblesëri kur ishte 20 vjeçe. Pas pesë vitesh martesë, ajo u divorcua dhe u kthye në familjen e saj bashkë me fëmijët.

Brenda vitit, Silvana u njoh me Nuri Çelën, një burrë nga një fshat fqinj. Jo shumë kohë pasi çifti u zhvendos në një shtëpi së bashku, Çela u qëllua për vdekje, ndërsa po hynin brenda në banesë.

“Ishte një çështje borxhi”,- thotë nëna e Silvanës, Yllka, me lot në sy. “Ata (trafikantët) i kishin një borxh prej 3 500 eurosh dhe ajo që Çela bëri, ishte se u kërkoi që t’ia kthenin”. Sipas gazetares lokale, Laureta Rroshi, Silvana kishte paguar te një grup trafikuesish që ta dërgonin dhe përfshinin në një rrjet prostitucioni në Francë.

Më pas, Silvana ndryshoi mendje dhe kërkoi që t’u kthenin paratë mbrapsht. Është e pamundur të thuhet pse Silvana ra dakord që të shkonte në Francë. Por ajo që dihet për trafikimin e gruas nga zona rurale në Shqipëri, është se iu premtua një jetë më e mirë.

Më pas, ajo përfundoi në borxhe si rezultat i çmimit që trafikantët i vendosën për dërgimin në Francë. Familja e saj mori edhe kërcënime me jetë, por nuk bënë denoncim për një gjë të tillë.

“Edhe fëmijët e Silvanës ishin të qetësuar se nëna e tyre ishte trafikuar në Francë”,- thotë Rroshi. Në fundin e viteve ’90, qeveria shqiptare filloi të pranonte se trafikimi i femrave ishte një problem i rëndë. Ekspertë të huaj u sollën në Shqipëri për të këshilluar se si të identifikonin viktimat dhe të ndiqnin penalisht trafikantët.

Pavarësisht përpjekjeve dhe punës së agjencive ligjzbatuese, trafikimi i femrave mbetet një problem serioz në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri. Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, në tre mujorin e tretë të 2017- ës, shumica e vajzave dhe grave të trafikuara në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria.

Udhëtimi nga qyteti i Vlorës për në Brindisi është rreth 90 minuta me gomone, një nga arsyet që Vlora është e njohur si qendra e trafikimit në Shqipëri. Ndërkohë, katër vite pasi trupi i Silvanës u zbulua, Policia nuk ka bërë asnjë progres për çështjen e saj. Gazetarët në Tiranë dhe Fier thonë se nuk ka asnjë lajm nga Franca në lidhje me hetimin e saj. Policia në Montpellier, gjithashtu nuk ka dhënë asnjë informacion.

 

Varri i Silvanës është i vendosur në një copë toke të thatë, mbi fermën e familjes së saj, ndërsa nëna e saj, Yllka, thotë se Policisë nuk i intereson se çfarë i ka ndodhur vajzës së saj.

“Këtu të gjithë mendojnë se të gjitha vajzat janë prostituta, por dikush duhet jetë fajtor”,- thotë nëna e saj. Ndërkohë, mbi varrin e Silvanës është thjesht një pllakë me foton e saj, emrin, datën e lindjes dhe të varrimit. Nuk ka datën e vdekjes, sikur familja refuzon ta pranojë, deri sa të marrin një përgjigje sesi ka vdekur vajza e tyre.

Etiketa: e vrarefranceprostitucionshqiptarjasilvana beqiraj


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Para
Duka përballë Finos? Ja cili kryeson sondazhin e Opinion

Duka përballë Finos? Ja cili kryeson sondazhin e Opinion

Pas plagosjes së të vëllait, flet deputeti shqiptar i kuvendit të Kosovës

Pas plagosjes së të vëllait, flet deputeti shqiptar i kuvendit të Kosovës

Kujdes nga gripi, zbuloni si mund të ngjitet ai

Kujdes nga gripi, zbuloni si mund të ngjitet ai
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}