Aktualitet

Fotografia e Vuçiç për Kosovën, Basha: Shfaqje të tilla dëmtojnë Serbinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 19/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të një fotoje të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ku shfaqej harta e Kosovës e mbuluar nga flamuri serb.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm dhe se shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë.

“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj. Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, deklaron Basha/ Opinion.al

Pas