Italia vazhdon të jetë nën panik, pas tërmetit që mëngjesin e sotëm goditi qendrën e saj. Autoritet kanë marrë masa t’u paraprijnë tërmetve të tjerë që janë parashikuar, duke mbyllur madje edhe metronë e Romës. Agjencia e lajmeve Ansa, njofton se ashensori i një pallati është rrëzuar, ndërkohë që nuk ka të dhëna për viktima.