Një rrugëtim i vështirë mes borës dhe vështirësive drejt malit të Gramozit. Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar në “Facebook” një udhëtim të cilin sot e bën për pasion ndërsa 23 vite më parë e ngjiste për të udhëtuar si emigrant drejt trojeve të Greqisë. Ai ka postuar disa fotografi teksa ngjitet drejt këtij mali për pasion, por nuk harron se si vite më parë ai mal ishte shpresa e shumë shqiptarëve për një jetë më të mirë.
“Shtegu i Gramozit me ngjitje nga Rehova…
tani e ngjis per nostalgji, por ne fillimin e viteve ’90-te, 1991-1993 e kam ngjitur tre here, madje te mbuluar nga bora, duke shkuar si emigrant ne Greqi bashke me qindra-mijera shqiptare … “ – Shkrun gazetari, teksa shoqerohet nga bashkëshortja për një fundjavë të veçantë.