21 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në Maqedoni, ndërkohë që dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Një nga zonat më të prekura është ajo e Hasanbegut, banuar kryesisht me shqiptarë. Fotografitë më poshtë sjellin gjendjen e rrugëve dhe gjithcka ka mbetur pas përmbytjes, ndërkohë që në vend sot është shpallur ditë zie.