Pas sfidës kundër Skënderbeut, që u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Partizanit, skuadra kryeqytetase do të vijojë pretendimet për titullin kampion, ende në garë me Kukësin, me të cilin kanë pikë të barabarta.
Ajo cfarë ra në sy në përfundim të ndeshjes pak minuta më parë, ishte prania në fushën e lojës e djalit të portierit Alban Hoxha.
Hoxha është parë me vogëlushin në krahë e më pas duke ecur përmes fushës, për të përshëndetur tifozët e skuadrës, që brohorisnin fitoren.