6 Janari, dita e Ujit të Bekuar ka bërë bashkë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm, në disa qytete të Shqipërisë.
Këto foto tregojnë qytetarët e Beratit të mbledhur pranë lumit Osumit, teksa ndjekin hedhjen e kryqit nga Ura e vjetër e Goricës.
Më parë u kryen ritet pranë katedralës së Shën Dhimitrit.