Qeveria teknike e artikuluar pak ditë para votimit të Reformës në Drejtësi nga kreu i LSI-së, Ilir Meta si një alternativë për miratimin e saj, rikthehet sërish në vëmendje, por këtë radhë në një formë tjetër.
Është aktori i njohur Bes Kallaku i cili gjen mundësinë të krijojë humor edhe me këtë argument politik. Besi ose njohur ndryshe si personazhi i Gjinit, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfqet bashkë me Metën dhe Nar Kokën, vëllai i ministrit Lefter Koka, i cili është njëkohësisht njeriu që uli për darkë Metën dhe Rramën në Gjirin e Lalzit. Në diciturën që ka zgjedhur për këtë foto, Besi shkruan: Qeveria teknike. Të jetë kjo qeveria për të cilën fliste edhe Meta, pak kohë më parë?