Sfida e fundit e Grupit A mes Francës e Zvicrës do të luhet sonte, por në vendin helvet duket se ajo ka filluar më herët.
Federata Zvicerane e Futbollit mendoi të ironizojë Francën duke marrë shkas edhe nga polemikat e shpërthyer në vendin transalpin për Paul Pogba.
“Ej, Francë, problemi juaj nuk është Pogba, por jemi ne”, ishte mesazhi me tone shakaje i Federatës zvicerane të futbollit në profilin social “Twitter”.
Ditët e fundit Pol Pogba shkaktoi një kaos në Francë për shkak të gjestit të tij në përfundim të ndeshjes me Shqipërinë si dhe për paraqitjen në drekën me skuadrën me shapka.