Marcela Temer tashmë Zonja e parë e Brazilit.
Pas votimit për largimin e presidentes Dilma Rousseff, zëvendësit të tij, Michel Temer, i është ngarkuar detyra për të formuar qeverinë e re.
Ish-modelja është 32 vjeçe, me një diferencë prej 43 vitesh me bashkëshortin. Ky i fundit ka tre fëmijë më të mëdhenj në moshë se gruaja aktuale, përkatësisht 47, 45 e 43 vjeç.
Ajo ka në qafë një tatuazh me emrin e të shoqit, të cilin e ka bërë që në moshën 19-vjeçare, atëherë kur nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Çifti është martuar në vitin 2003./Express