Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në qendrën administrative Tunjë në Gramsh.
Mësohet se, zjarri ka rënë midis fshatit Katerlis dhe Përrenjas duke djegur një sipërfaqe toke mbi 20 hektar me pemë e bimë.
Era po favorizon flakët ndërsa ne vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, shërbimi pyjor dhe forcat e policisë. Po ashtu, në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës./ Opinion.al