Partia Socialiste për të marrë një mandat të tretë do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me sloganin ‘’Shqipëria e ardhmja jonë’’.
Ajo që bie në sy është fakti që kreu i Partisë Socialiste ka zhdukur logon e “Rilindjes” dhe ka rikthyer atë që simbolizonë Partinë Socialiste që prej krijimit të saj.
Ndërkohë, më herët është lajmëruar se në orën 19:30 Kryesia e PS bëhet gati për mbledhjen e cila do të përcaktojë dhe kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Kujtojmë që dita e sotme është afati i fundit për të dorëzuar listat e partive politike në KQZ, ku mes tyre do të jetë dhe ajo e Partisë Socialiste.
Deri tani nga PS janë larguar emra të njohur të politikës si Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Musa Ulqini etj./Opinion.al