Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Zbulohen mesazhet e Kaçes kundër De Biasit

2016/10/12 at 1:22 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ergys Kaçe: E ardhmja?!! Nuk e di nëse do të vazhdoj me PAOK-un

Panorama Sport ka zbuluar mesazhet e Ergys Kaçe dhe gazetarit të saj. Me këto mesazhe konfirmohet përplasja Kaçe-De Biasi, derisa demantohet edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Ergys Kaçe ka përplasje të thella me Giann De Biasin dhe nuk është rastësi që një nga mesfushorët më të mirë të Kombëtares përfundoi në tribunë në ndeshjen me Spanjën. Një ditë pas ndeshjes, “Panorama Sport” intervistoi futbollistin dhe ai tekstualisht shfaqi pakënaqësinë që trajneri e kish nxjerrë edhe jashtë listës rezervë.


“Nuk e kuptoj trajnerin. Nuk e di pse më ka lënë jashtë”, kishte deklaruar mesfushori i Viktoria Plzenit.

Një ditë më pas, gjithnjë me mendimin në kokë se Kaçe është një ndër lojtarët më cilësorë dhe mbi të gjitha me një të ardhme të garantuar, gazeta u interesua në burime të ndryshme pranë ekipit përfaqësues dhe rezultoi se Kaçe kish pasur një debat verbal fillimisht me trajnerin e më pas kur kish mësuar se do të përfundonte në tribunë, kish dashur të merrte rrobat e të ikte nga grumbullimi ende pa u luajtur ndeshja me Spanjën.

Burime të ndryshme të gazetës e konfirmuan këtë fakt dhe më pas gjithçka u pasqyrua në gazetë. E, megjithatë, gazeta komunikoi edhe me vetë lojtarin në orën 17:57 të ditës 10 tetor 2016, i cili gjithashtu konfirmoi se kish përplasje me trajnerin dhe me shumë mundësi derisa të ikë ky trajner (De Biasi) nga Kombëtarja, ai nuk do kthehej më.

Pasi u interesua për lajmin në disa burime dhe pasi mori edhe vetë konfirmimin e lojtarit, gazeta publikoi artikullin e ditës së djeshme me titull: “Kriset me trajnerin, Kaçe nuk vjen më në Kombëtare”.

Përgënjeshtrimi absurd i FSHF-së dhe i mediave të saj

Dje në mesditë, rreth orës 11:00, një faqe ende e pakonfirmuar zyrtarisht nëse menaxhohet nga Ergys Kaçe apo jo përgënjeshtroi lajmin që ishte publikuar në “Panorama Sport”. Gazeta, me shumë qetësi dhe me korrektësi, komunikoi me futbollistin sërish nëpërmjet “Whats app”-it dhe telefonit, duke e pyetur nëse faqja menaxhohet nga vet ai. Lojtari u përgjigj në orën 14:44 tekstualisht: “Nuk kam ‘Facebook’, nuk e di kush e përdor atë faqe”.

U duk sikur situata u qetësua pasi në portalin e “Panorama Sport” u publikua përgjigjja e lojtarit, por nuk mbaroi këtu. FSHF publikoi në web-in e vet një intervistë të shkurtër në lidhje artikullin e gazetës, që me sa duket i kish trazuar shumë ujërat në zyrat e institucionit të futbollit.

Në atë intervistë, Kaçe, edhe pse dukshëm në mënyrë të sforcuar mohonte një largim të mundshëm nga Kombëtarja, nuk mohonte krisjen me trajnerin, madje as faktin që kish biseduar me Dukën ditën e ndeshjes (para se të largohej nga ekipi në shenjë revolte).

Gazeta “Panorama Sport”, në respekt edhe të kërkesës së Kaçes për të mos përdorur citime të tij në lidhje me vendimin për të mos u kthyer më në Kombëtare për sa kohë ishte De Biasi, vendosi të mos publikonte mesazhin e Kaçes në numrin e djeshëm. Gjithnjë duke menduar se po raporton fakte të vërteta. Por, kur FSHF iu imponua futbollistit të mohonte lajmin që kish konfirmuar po vetë ai dhe kur institucioni i futbollit u investua maksimalisht për të censuruar një të vërtetë dhe për të hedhur baltë mbi seriozitetin e gazetës, duke përdorur fatkeqësisht Ergys Kaçen, “Panorama Sport” publikon bisedën me Kaçen më datë 10 tetor ku ai thotë shprehimisht: “Mundem të mos vij sa të ikë trajneri. Do shoh…”.

kace2kace1

Biseda me mesazhe mes gazetarit dhe Ergys Kaçes:

  • Gazetari: Pse, çfarë mund të bësh?
  • Kaçe; Po, e di. Nuk e di, do të mendohem.
  • Gazetari: Çfarë thua? Çfarë të mendohesh? Sa trajnerë ikin e vijnë… Ti do të jesh aty. Çfarë thua? Ti i duhesh Kombëtares. Sinqerisht.
  • Kaçe: Po, e di. Mund të mos vij sa të ikë trajneri. Do të shoh.
  • Gazetari: Nuk është mirë të dalësh kundra. Pavarësisht gjërave që bën trajneri.
  • Kaçe: Nuk kam problem.
  • Gazetari: Do të bësh ndonjë reagim në gazetë? Deklaratë?
  • Kaçe: Jo, lëre. S’ka gjë. Shkruaje ti vetë ndonjë gjë.
  • Gazetari: Ta shkruaj që lojtari mund të tërhiqet nga Kombëtarja nëse vazhdon kjo sjellje e trajnerit?
  • Kaçe: Po. Shkruaj që unë dua të ndihmoj skuadrën dhe e di se mundem dhe nuk e di pse kam këtë sjellje nga trajneri kur ai i di vlerat e mia.
Etiketa: De Biazikace


Ju sugjerojmë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron
Bota

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

14 Tetor, 2025 10:55 am
Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
NATO nis stërvitjet bërthamore
Bota

NATO nis stërvitjet bërthamore

14 Tetor, 2025 10:08 am
Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Bota

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

14 Tetor, 2025 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
Para
Pesë rituale që shkatërrojnë sistemin imunitar

Pesë rituale që shkatërrojnë sistemin imunitar

Foto/ “Udhëtimi drejt ferrit”/ Një shikim në atë çfarë ndodh brendësi të Tokios

Foto/ “Udhëtimi drejt ferrit”/ Një shikim në atë çfarë ndodh brendësi të Tokios

PD: Policia arreston vëllanë e kryebashkiakut, deputeti e liron

PD: Policia fshehu vrasjen. Trafikun e drogës në Vlorë e drejton shefi i policisë Jaert Çela
















TE FUNDIT

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
14 Tetor, 2025

14 persona janë arrestuar në Bradashesh të Elbasanit për armëmbajtje pa leje. Uniformat blu sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe...

Lexo më shumë

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron
14 Tetor, 2025

Një shtrëngim duarsh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e paqes për Gazën në...

Lexo më shumë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
14 Tetor, 2025

Shqipëria po përjeton një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, me një numër rekord vizitorësh të regjistruar...

Lexo më shumë

NATO nis stërvitjet bërthamore

NATO nis stërvitjet bërthamore
14 Tetor, 2025

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com