Mediat turke njoftojnë se është kapur i gjallë atentatori i sulmit terrorist natën e vitit të ri, në Stamboll. Anadolu Agency shkruan se terrorist është kapur në rajonin Esenyurt të Stambollit.
Nga sulmi i Abdulkadir Masharipov në klubin e natës “Reina” mbetën të vdekur 39 persona dhe disa të plagosur.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi autori ka kryer një vizitë mjekësore. Shteti Islamik deklaroi se qëndronte pas sulmit, si hakmarrje ndaj Turqisë e cila është përfshirë ushtarakisht në Siri kundër tyre.