Xhensila Sota është efektivja e policisë e cila mbeti e plagosur ditën e sotme në përplasjen me armë të ndodhur në Elbasan. Në këtë përplasje mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ish-kryetar i LSI-së në këtë qytet disa vite më parë, ndërsa tashmë ishte bashkuar me PS-në dhe në 14 mars u denoncua në PD për përplasjen ditën e verës.
Efektivja Sota e cila ndërhyri për të parandaluar konfliktin mbeti e palgosur në këmbë, aktualisht ndodhet në spital, ku është vizituar nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, drejtues politik në Elbasan, Taulant Balla.
Sot në Elbasan u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.