Vrasja e Vilson Tafçiut mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit ka për autor që e njihte viktimën.
28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe ndodhej në një lokal në zonën e Astirit në shoqërinë e dy vajzave. Ai u thirr nga një person jashtë lokalit dhe pasi doli u ekzekutua me një plumb në zemër nga një distancë e afërt.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë Policia ka mundur të identifikojë vrasësin i cili ka inicialet N.D dhe sipas policisë ka qenë i njohur për Tafçiun prandaj dhe ky i fundit ka dalë nga lokali kur është thirrur.
Policia ka shoqëruar disa persona për ti pyetur lidhur me ngjarjen ndërkohë është vënë dhe në ndjekje të autorit.
Vilson Tafçiu ka përdorur edhe mbiemrin Ndokaj. Duke iu referuar të dhënave, rezulton se 28-vjeçari është arrestuar para dy vitesh në Shkodër me 200 kg drogë. Grupi ku ai bënte pjesë u godit në vitin 2018. Po në këtë vit ai ka shkuar në Francë, më 7 mars dhe vetëm një javë më pas, më 12 mars, është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet franceze e kanë dënuar me një vit burg, prej ku ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar në Shqipëri. /Opinion.al