Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë pritur me protesta nga qytetarët sot në Elbasan. Ata thërrasin “Rama ik!’ Protesta nisi pak para se të fillonte mbledhja informale e qeverisë në një hotel të qytetit.
Qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, sidomos për lidhjet e saj me krimin e organizuar. Po ashtu, edhe tymuese, si në fotot më poshtë.
Kjo është e para protestë kundër qeverisë këtë vit, që i prin një proteste të madhe të paralajmëruar nga studentët nesër.