Një aksident me pasojë vdekjen mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Një mjet i tipit ”Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica.
Bëhet e ditur se shoferi i mjetit, 35-vjeçari Gramoz Isufaj ka humbur jetën, ndërkohë që makina ndodhet ende në lumë dhe rryma e ujit është e fortë duke mos bërë të mundur nxjerrjen e saj nga uji.
Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje./Opinion.al/