Pak minuta më parë një zjarr përfshiu disa zyra në katin e 13 të Kullave Binjake në Tiranë, por fatmirësisht flakët arritën të shuheshin shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikëses.
Shkëndija e zjarrit u ndez fillimisht në motorrin e një kondicioneri, duke kaluar pastaj në kasetën elektrike. Nuk pati viktima nga flakët, vetëm dëme materiale.
Ndërkohë gazetarët që raportuan nga terreni kanë siguruar edhe pamje të ambienteve të përfshira nga flakët./Opinion.al