Aktualitet

FOTO-VIDEO/Dhunë, molotov, gaz lotsjellës, nis prishja e banesave në Astir


               Publikuar në : 08:33 - 12/11/19 |
Al Do

Që prej orës 5:00 të mëngjesit situata në zonën e ‘Astirit’ ka qenë shumë e tensionuar. Përplasja mes forcave të policisë dhe banorëve të zonës ka sjellë përdorimin e molotovëve dhe gazit lotësjellës.

Pas shoqërimit të disa banorëve dhe prezencës së shtuar të forcave të policisë, IKMT ka nisur aksionin e prishjes së objekteve.

Siç shihet në pamje, është prishur një pikë karburanti dhe një banesë tre katëshe.

Banorët e Astirit kanë kaluar natën e djeshme jashtë banesave duke qenë se ishin paralajmëruar nga IKMT se sot do të nisnin shembjet në këtë zonë. Në pamje duket se ata janë pajisur edhe me batanije për të përballuar temperaturat më të ulëta gjatë orëve të natës.

Janë raportuar gjithashtu se nga përplasjet ka patur të dëmtuar nga të dyja palët. /Opinion.al

 

 

Pas