Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe ka festuar 92-vjetorin e lindjes. Për organizimin e festës së ditëlindjes së tij janë shpenzuar një milion dollarë.
Për ironi, ky vend është duke përjetuar një krizë të rëndë ekonomike.
Lideri i këtij vendi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Grace dhe qindra mbështetës, kanë marrë pjesë në lëshimin e 92 balonave në ajër përpara monumentit “Zimbabveja e Madhe”.
“Ajo çfarë e bën këtë festë veçanërisht të turpshme, nuk është vetëm që Mugabe po hedh paratë e qytetarëve të varfër, por që po organizon festë në një pjesë të vendit që është goditur rëndë nga thatësira”, ka deklaruar Eddie Kross nga Lëvizja për Ndryshim Demokratik.