Aktori Amos Zaharia, djali i artistes së mirënjohur Yllka Mujo duket se ka rezervuar një surprizë për mbrëmjen e dytë të “Këngës Magjike” së bashku me motrën e tij Elia, prezantuese në këtë event.
Ka qenë vetë Amosi, i cili përmes një statusi në Facebook ka lajmëruar për këtë surprizë pa dhënë më shumë detaje rreth saj. “Sot një surprizë ju pret tek ” Kënga Magjike”. Stay tuned!!,”-përfundon statusi i Amosit në rrjete sociale. Mbetet për t’u parë se për çfarë surprize bëhet fjalë.