Kjo periudhë festash duket se e ka përkëdhelur me shumë dashuri Armina Mevlanin.
Lidhja e saj me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, bën që vëmendje mjaft të madhe mediat të çojnë pikërisht në atë drejtim.
Pikërisht i dashuri i saj, Shkëlzeni me rastin e festave të fundvitit ka zgjedhur ta befasojë Arminën duke i dhuruar asaj një grumbull lulesh të cila kanë formën e zemrës, dhuratë kjo e cila e befasoi me të vërtetë shumë bukuroshen e cila nuk hezitoi ta ndajë atë edhe me ndjekësit e saj.
Ajo tregoi se i pëlqen mjaft lulet dhe se i dashuri i saj duket se e njeh mirë atë pasi që ka goditur në shenjë sa i përket kësaj zgjedhjeje.