Kronikë

FOTO/ U qëllua nga shoku, këta janë dy të rinjtë e ngjarjes së Bulqizës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 27/11/20 |
Al Do

Personi në foton e mëposhtme është Elidon Basha, 22-vjeçari që humbi jetën mesnatën e kaluar si pasojë e një plage të marrë nga një armë zjarri.

Elidon Basha
Elidon Basha

Dyshohet se ai është qëlluar gabimisht nga shoku i tij Klodian Kola, 27-vjeç, me të cilin sipas policisë kishte dalë për gjueti.

Klodian Kola
Klodian Kola

Dy të rinjtë ndodheshin në Fushë Bulqizë – Kodër Dane kur ndodhi ngjarja. Elidon Basha nuk ka humbur menjëherë jetën pasi u qëllua me çiften e gjahut. Ai ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës.

Autoritetet njoftojnë se 27-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Gjithashtu policia informon se u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes./Opinion.al

Pas